X

Çfarë u tha në mbledhjen e Kryesisë së PD, si do të funksionojë ‘Aleanca e re me qytetarët’


Gjatë takimit me dyer të mbyllura të zhvilluar një ditë më parë, Lulzim Basha ka pohuar se 30 qershori, pas dekretit të kreut të shtetit është një datë e rrëzuar për zgjedhjet vendore.

Por Basha gjatë këtij takimi me strukturat e PD-së ka thënë se do të krijohet një Aleancë e re me qytetarët, e cila do të vazhdojë deri në zgjedhjet e përgjithshme.

Kjo Aleancë do të krijohet për mbrojtjen e rendit demokratik dhe kushtetues para dhe pas 30 qershorit.

Sipas vendimit të dalë nga Kryesia e PD-së, Aleanca e re do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, përfaqësues të biznesit, artit, kulturës, që do të ndërgjegjësojë shqiptarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Në të njëjtën kohë, Basha ka theksuar se protestat popullore nuk do të ndalen deri në largimin e kryeministrit Rama, por nuk është vendosur ende një date për një proteste te radhës kombëtare që do të pasoje atë që u mbajt te shtunën e kaluar para Kryeministrisë dhe para Kuvendit.

Takimi

Basha takoi dje edhe aleatët e tij të qendrës së djathtë, me të cilët diskutoi për axhendën e opozitës në vazhdim. Mësohet se gjatë takimit, Basha ka informuar aleatët e tij dhe anëtarët e kryesisë mbi hapat që do të ndërmarrë opozita nëse maxhoranca dhe Kryeministri Rama nuk do të tërhiqen nga ideja për të zhvilluar zgjedhje të vetëm në 30 qershor.

Basha ka folur për një qëndresë dhe rezistencë të opozitës së bashkuar përballë çdo sjelljeje antikushtetuese dhe joligjore të qeverisë dhe për këtë arsye po ngrihen edhe Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Në përfundim të takimit me Bashën, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, theksoi se qëndrimi i aleatëve të PD-së është për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Pas këtyre zhvillimeve të rëndësishme për vendin, pas qëndrimit të Presidentit të Republikës besoj që Basha në emër të gjithë opozitës ka shprehur qartë qëndrimin e tij. Angazhimin e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën Kryeministër.

Ky është diskutimi që është bërë sot dhe qëndrimi ynë është i njëjtë me qëndrimin që ka mbajtur Basha në konferencë”, tha Mediu.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Dështon seanca për grupin e Habiljave te Krimet e Rënda, ja shkaku

Dështon sërish seanca në gjykatën e krimeve të rënda për grupin e “Habilajve” shkak është bërë mosmbërritja e letërporosive nga...

Close