X

Shkarkim i Metës? Paloka: Rama gërmon gropën ku u fut vetë, ndërsa velina e bashkisë…


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se do të nisë proceduarat për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama erdhi menjëherë pasi Meta vendosi të zhdekretojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Me një shënim në “Facebook”, Paloka shprehet se kryeministri po vijon të gërmojë në gropën ku është futur vetë, ndërsa ironizoi fjalët e Ramës kur shprehet se është “tre hapa para” në krahasim me kundërshtarët politikë.

Postimi i Palokës:

Kurre nuk zhgenjen! I parashikueshem ne cdo hap qe hedh ! Po kur thote :”Jam tre hapa para…”Do shkarkoj Meten -thote-qe vete e beri President !

Vazhdon te germoje gropen ku eshte futur vete !

Vetem nje si ai mendon se nga gropa dilet duke germuar !!!

Velina e bashkise nderkohe i rri tek koka dhe e nxit te germoje me fort.

More in AKTUALITET, LAJME
“Policët” terrorizojnë familjen me armë më pas vjedhin lekët dhe bizhuteritë

Një familje në fshatin Tapizë të Krujës, është terrorizuar nga persona të armatosur dhe maskuar, të cilën kanë hyrë në...

Close