X

Reagon Meta: Kushtetuta do të mbrohet me qetësi dhe shqiptari


Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish, duke thënë se Kushtetuta do të mbrohet me qetësi dhe shqiptari.

Në një takim me studentë nga të gjitha trevat shqiptare, me rastin e 141-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Meta dha përsëri mesazhe politike, duke theksuar se do të mbrohet Kushtetuta e vendit.

Postimi i Presidentit në rrjetet sociale:

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat.

Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona.

Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari.

More in AKTUALITET, LAJME
Shkarkimi i Metës, Lefter Maliqi del kundër PS: Veproi si burrë shteti, unë s’firmos për largimin e tij!

Deputeti i ardhur nga listat e Partisë Demokratike në Parlament, Lefter Maliqi është shprehur se nuk do të votojë nismën...

Close