X

Pas takimit/ Çfarë mesazhi i dhanë ambasadorët Ramës për krizën?



Megjithëse u bë një kohë e gjatë nga takimi i Edi Ramës me ambasadorët, ende mbetet mister përmbajtja e tij. Sot paradite, ër më shumë se 1 orë e gjysmë, kryeministri ka zhvilluar një bisedë me ambasadorët e akredituar në vendin tonë plus shefine e OSBE, Broshkard. Takimi që nisi rreth orës 11:00 kishte si diskutim, situatën e fundit politike, pas vendimit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale.

Burime nga kryeministria bënë me dije se shefi i qeverisë kishte kërkuar një takim urgjent me ambasadorët e huaj, me seli në Tiranë, për t’i sqaruar në lidhje me ato që maxhoranca i quan shkelje kushtetuese të Presidentit dhe nismën e socialistëve për shkarkimin e tij nga detyra.

Por ajo që po mbetet mister është mesazhi që i kanë dhënë Ramës diplomatët kryesorë të akredituar këtu. Ndofta ata nuk kanë lëshuar asnnjë sinjal sepse kjo mund të jetë një çështje aq e madhe për të cilën duhet të rakordojnë me kancelaritë e tyre. Por ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është se Rama nuk ka marë deri më tani asnjë shkelje syri pozitive. Përndryshe, ashtu sikurse ndodh gjithmonë, mediat pranë qeverisë do ta kishin shpërndarë “off record” lajmin pozitiv.

Deri më tani për gati tre muaj e gjysëm ambasadorët e këtushëm kanë qenë në një mbështetje pa kushte pro Ramës. Kjo është hera e parë që ata nuk i përgjigjen flakë për flakë, një akti politik kundër tij.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in LAJME
Çmendet’ moti! Nga shi në temperatura përvëluese, çfarë thonë meterologët

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga një valë të nxehti, ku maksimumi ka shënuar 37 gradë celcius. Por...

Close