X

Kriza politike/ Basha mbledh aleatët dhe kryesinë e PD-së

Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 kryesinë.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet pranë selisë blu.

Mësohet se në qendër të takimit do të jetë kriza politike në të cilën është futur vendi dhe paligjshmëritë e vendimeve të marra nga mazhoranca dhe sot nga KQZ-ja që ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet.

Në orën 18:00 mësohet se kreu i PD-së Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët opozitarë.

Gjatë takimeve do të diskutohen hapat që do të ndërmarrë opozita në këtë situatë të rëndë politike.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Edi Rama vijon grushtin e shtetit ndaj institucioneve.

Nga Orjola Pampuri Sikur te mos i mjaftonin pergjimet e gazetes gjermane Bild, ku dilnin ne pah superskandale, prej te...

Close