X

KQZ refuzoi dekretin e Metës, Bardhi: Shpërdorim i turpshëm detyre

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të KQZ-së që vendosi ta refuzojë dekretin e Presidentit Ilir Meta, për shfuqizimin e zgjedhjeve.

Shpallja e pavlefshme e dekretit të Presidentit, sipas tij është shpërdorim i turpshëm i detyrës nga ana e KQZ-së.

STATUSI I PLOTE

Mos u habisni! Mos u skandalizoni nga shpërdorimi i turpshëm që po i bëjnë detyrës disa anëtarë militantë të PS në KQZ!

Këta që marrin përsipër të shqyrtojnë dhe të refuzojnë një dekret presidencial, janë ekzaktësisht të njëjtët militantë që pohuan përpara Gjykatës Kushtetuese se Kushtetuta mund të ndryshohet edhe me vendim qeverie.

Po të njëjtët, sot, thonë se Dekreti i Presidentit të Republikës shpallet i pavlefshëm me vendim të degës së Partisë Socialiste në KQZ!

Në shtetin e ndërtuar nga Edi Rama nuk ka nevojë as për President të Republikës, as për Gjykatë Kushtetuese, as për Gjykatë të Lartë, as për Prokuror të Përgjithshëm, as për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në shtetin e Edi Ramës, të ndërtuar sipas modelit orëellian të Fermës së Kafshëve, mjafton vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama!

Kjo është e papranueshme dhe shqiptarët nuk kanë për ta pranuar kurrë! “Edi Rama mirë, gjithë të tjerët keq” ka marrë fund që më 16 Shkurt!

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Vrau gruan nga xhelozia, 35 vjet burg për 43-vjeçarin nga Durrësi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 35 vjet heqje lirie Çelnik Shahollin, 43 vjeç, autorin e vrasjes së...

Close