X

FOTO/ Socialistët “braktisin” Dakon, mbërrin i vetëm në Kryesi


Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka mbërritur i vetën në kryesinë e Partisë Socialiste.

Teksa kohët e fundit është vënë në qendër të vëmendjes së mediave, pas publikimit të audiopërgjimeve nga Bild, i veshur me kostum serioz dhe me kravatë, Dako shihet teksa hyn i vetëm në kryesi.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste pak kohë pas anulimit zyrtar të zgjedhjeve të 30-qershorit, nga ana e presidentit.

Pas përfundimit të mbledhjes në kryesi, Elisa Spiropali deklaroi se është marrë vendimi për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

More in AKTUALITET, LAJME
Shkarkimi i Metës/ Zëri i Amerikës: Hera e parë që kuvendi ndërmerr një hap kaq ekstrem

Në Shqipëri Partia socialiste njoftoi sot se ka vendosur të nisë procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Është hera...

Close