X

Euronews: Tensione politike në Shqipëri, ndërhyn presidenti Meta

Media e rëndësishme europiane “Euronews” ka raportuar nga Tirana situatën politike në vendin tonë. “Euronews” informon se Shqipëria po përballet me një situatë të tensionuar politike, kurse shton se për të zgjidhur atë, ka ndërhyrë edhe kreu i shtetit Ilir Meta.

“Shqipëria përballet me një situatë të tensionuar politike. Për të zgjidhur situatën, ka ndërhyrë presidenti Ilir Meta, i cili ka firmosur shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet vendore më 30 qershor”, thuhet në raportimin e medias të rëndësishme europiane.

Për “Euronews” ka raportuar nga Tirana gazetari Ernest Bunguri, që thotë se Meta e mori vendimin pasi opozita e vendit mbajti 8 protesta kombëtare, duke arsyetuar se rrezikohet siguria kombëtare.

Përpos “Euronews”, lajmin për shtyrjen e zgjedhjeve nga presidenti Meta e kanë raportuar media të rëndësishme në Europë dhe në botë.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Kriza politike/ Basha mbledh aleatët dhe kryesinë e PD-së

Partia Demokratike do të mbledhë mbrëmjen e sotme në orën 19:00 kryesinë. Lajmi bëhet i ditur nga burimet pranë selisë...

Close