X

FOTO/ Meta: Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera


Presidenti Republikës Ilir Meta e ka vlerësuar lart, kontributin e madh humanitar të Organizatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtar” dhe i ka akorduar dekoratën Nënë Tereza”.

Presidenti u shpreh sot se “për 23 vjet, “SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, kanë qenë shtëpia e dashur, e ngrohtë dhe e sigurt për shumë vogëlushë pa kujdes prindëror, të cilët janë rritur, edukuar dhe tashmë i kanë dalë për zot jetës së tyre, shpesh duke u shndërruar në modele frymëzimi për fëmijët e tjerë.

Në shenjë mirënjohjeje, falënderimi dhe vlerësimi për këtë kontribut të rëndësishëm në integrimin dhe transformimin e jetës së shumë fëmijëve dhe familjeve shqiptare, pata kënaqësinë t’i akordoj Organizatës “SOS Fshatrat e Fëmijëve Ndërkombëtar”, Dekoratën më të lartë për qëllime humanitare “Nënë Tereza”.

Shqipëria nuk duhet të jetë vendi i shpresave të thyera, ku shkelen të drejtat bazike të fëmijëve dhe ku varfëria ndrydh ëndrrat e brezit të ri.

“SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri”, burim frymëzimi dhe shembull i solidaritetit, humanizmit, përkujdesjes dhe dashurisë prindërore për këta fëmijë të mrekullueshëm.”

More in LAJME
Vrau 100 pacientë pasi donte të dukej hero, merret vendimi për infermierin “monstër”

Vrau 100 pacientë pasi donte të dukej hero, merret vendimi për infermierin “monstër”. Çfarë tha në Gjykatë Gjykata në Oldenburg...

Close