X

Përgjimet e BILD/ Manja: Të hetohen prokurorët që nxorrën përgjimet, mediat anonime po bëjnë fake news


Mazhoranca, ka nxjerrë në konferencë për shtyp, Ulsi Manjën, për të reaguar, pas përgjimeve të publikuara në Bild ku tregohej se si mafia ble votat në Shqipëri.

Manja i bëri thirrje prokurorisë të zbardhë çështjen, por veçanërisht të identifikojë prokurorët “armiq”, të cilët kanë nxjerrë sekretin hetimor.

Prokuroria të vlerësojë seriozisht çështjen e daljes së sekretit hetimor. Jo vetëm të hetohen personat e përfshirë në dosjen 339, por edhe për të hetuar brenda vetes të gjithë ata prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore, që kanë braktisur misionin që u ngarkon Kushtetuta“.

Më pas, duke marrë edhe detyrën e prokurorit, Manja tha me bindje,  se në asnjë nga përgjimet nuk flitet për vota, por edhe pse Manja e di këtë gjë, ai me shumë sinqeritet i kërkoi prokurorisë ë hetojë.

Në asnjë nga materialat e dala publike deri tani, nuk kam dëgjuar të flitet, as për vota, as për lek, as për leje dhe as për liçensa, edhe pse janë komunikimi dhe biseda ndërmjet personave që janë nën akuzë, nga drejtësia për vepra të rënda penale. Por, nëse ka edhe krim elektoral brenda, prokuroria një orë e më parë, do duhet ta bëjë hetimin deri në fund“.

Për ata që nuk duan të besojnë vetëm fjalët e Manjës, mund të lexoni në shkrimet më poshtë,  përgjimet të publikuara sot nga Bild, por edhe më parë nga emisioni “Të Paekspozuarit” dhe nga Zëri i Amerikës, ku flitet pikërisht për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve. (link më poshtë)

Më pas, Manja, në të njëjtën frymë si Gjylameti pas kohë më parë, tha se mediat që nxjerrin këto përgjime janë media pranë PD-së, media anonime që bëjnë fake news. Në rastin konkret, media që ka publikuar përgjimet është gazeta gjermane “Bild”, përgjime të cilat më pas janë publikuar thujase në të gjithë mediat shqiptare.

Manja gjithashtu i kërkoi prokurorisë të veprojë sa më parë, në mënyrë që PD-së dhe LSI-së, t’i qartësohet vizioni dhe të mos merren me thashetheme.

U bë normë, që i serviren opinionit publik, nëpër media, të ndryshme afër partisë Demokratike, apo portale të ndryshme që në fakt janë anonime, fake news, që kërkojnë të spostojnë vëmendjen nga problemet reale,  që ka sot Shqipëria. Është në detyrën dhe nderin e prokurorisë, që ti japë zgjidhje ligjore edhe dosjes 339, që ti heqim nga dora Partisë Demokratike dhe LSI-së, që të mos merret me thashetheme, as me filxhanin, por opinionit publik ti serviren të vërtetat siç janë në fakt

/TPZ.al/ 

 

LEXO EDHE:

E plotë/ Të gjitha pazaret kriminale Dako-Avdylaj për blerjen e zgjedhjeve

Lidhja e Vangjush Dakos me bandat, përgjimet që fundosin ‘Xhuxhin’

Tre përgjimet që zbulojnë lidhjet e Vangjush Dakos me Avdylët e Shijakut

More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Peter Tiede shkruan shqip: Dëgjojeni vetë, kështu Mafia blen vota në Shqipëri

‘Dëgjojeni vetë: Kështu Mafia blen votat në Shqipëri’. Peter Tiede, reporteri kryesor politik i tabloidit gjerman Bild, ka postuar në...

Close