X

Përgjimet e Bild, Doda-Ramës: Të ra maska, do kesh kohë në burg për kursin e rrobaqepsisë


Mesila Doda, sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, ka reaguar pas publikimit ët përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Doda shkruan se përgjimet vërtetuan faktin se kryeministri Edi Rama ka përdorur bandat kriminale për të ardhur në pushtet.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, thekson më tej se më në fund ka dalë në dritë ajo ç’ka opozita e thotë prej kohësh.

Në statusin e saj Doda bën edhe ironi me kryeministrin Rama teksa shkruan se në burg do të ketë kohë për të bërë kursin e rrobaqepsisë.

“Pergjimet qe sot botoi gazeta Bild nxoren ne driten e diellit ate qe opozita ka kohe qe e thote. Rama ka fituar duke perdorur bandat kriminale te cilat kane vene nen kembe te gjithe shtetin e diktojne edhe listat e deputeteve socialiste. Pas kesaj nuk di ku do gjejne kurajon ata nderkombetare qe deri dje flisnin per parlament legjitimit e zgjedhje legjitime. Sot ka rene çdo maske e çdo leter a mbrojtje e kryeministrit do te konsiderohet mbrojtje me dhune e krimit.

Sot Shqiperia ka nevoje per normalitet. Hapi rruge zgjedhjeve te reja e ik nga ai vend se e bere per turp karrigen kryeministrore si askush tjeter perpara teje. Do kujtohesh ne histori se si shkaterrove kete vend, e vodhe dhe e kriminalizove sa munde. Asgje nuk te shpeton me dot, as ambasadoret qe i ke miq e as ata te tjeret qe mundohesh ti perfshish ne bordero. Ke vetem nje rruge, shko bej kursin per rrobaqepsine se ne burg do kesh kohe boll, po asgje nuk do mundet te çbeje demet qe ti i bere ketij vendi…

I hoqe voten e lire, e vodhe sa munde, i riktheve nen thundren e krimineleve… ti e zbraze nga njerzit e shpresat. Fundi jot do jete me i veshtire nese ende vazhdon te luash edhe viktimen edhe diktatorin…

Ke shume pak kohe ende te mos mbetesh ne historine e ketij vendi si Neroni per Romen,”– shkruan Mesila Doda.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

More in AKTUALITET, LAJME
I doli emri në përgjimet e ‘Bild’, reagon kandidati i PS për Bashkinë e Shijakut

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shijakut, Elton Arbana, emri i të cilit doli përgjimet e publikuara këtë të...

Close