X

Gjykata jep sot masën e sigurisë për 42 protestuesit e arrestuar


Ditën e sotme në Gjykatën Penale do të jepet masa e sigurisë për 42 protestuesit e arrestuar pas tubimit të së dielës.

Në ambientet e Gjykatës, do të jenë edhe përfaqësuar dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Pas protestës së opozitës disa ditë më parë, Policia procedoi penalisht 60 persona, 42 prej të cilëve janë arrestuar. Mes të proceduarve në gjendje të lirë është edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhin.

Të arrestuarit akuzohen për: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha në Gjermani: Do bëj gjithçka që Shqipëria të rifitojë kohën e humbur

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha vijon vizitën në Gjermani. Basha ka marrë pjesë në një dialog të nivelit të...

Close