X

EMRI/ Plagosi me armë një person, arrestohet 49-vjeçari në Krujë


Policia e Krujës ka arrestuar një shtetas i cili ishte në kërkim për plagosje.

Uniformat blu kanë informuar se në pranga ka rënë shtetasi Kastriot Alushi 49 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Krujë,

Policia vë në pranga autorin e plagosjes së ndodhur më datë 03.06.2019.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e autorit të plagosjes së shtetasit A.P., kanë vënë në pranga shtetasin:

-Kastriot Alushi, 49 vjeç, banues në Krujë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas në datë 03.06.2019, në lagjen “Sesere”, Krujë, plagosi me armë zjarri , për motive të dobëta shtetasin A.P. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pushkë model 63.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Krujë në ngarkim të shtetasit K.A., për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar në nenet 76-22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

More in AKTUALITET, LAJME
Akuza e Vasilit: Rama shkreton vendin, 500 mln euro koncesion për dajë e nip

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se Edi Rama po shkreton dhe grabit...

Close