X

Temperatura deri 23°C, ja si do jetë moti sot


Edhe dita e martë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, moti do të jetë me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Sipas meteoalb parashikohen reshje shiu në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, ndërsa në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, do të ketë reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Në orët e mesditës dhe kryesisht të pasdites kemi riaktivizim të reshjeve të shiut, përgjatë relieveve kodrinore malore, ku reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.

Breshër i izoluar në orët e mesditës.

Në mbrëmje reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-10 m/sek.

Valëzimi parashikohet i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.5-0.8 metër.

QYTETET    Temperaturat në °C

Shkodër    16/23 Diell shi

Kukës    13/20 Diell shi

Lezhë    16/22 Diell shi

Dibër    11/19 Diell shi

Durrës    16/23 Diell shi

Tiranë    16/23 Diell shi

Elbasan    13/22 Diell shi

Berat    14/23 Diell shi

Vlorë    16/21 Diell shi

Korçë    10/18 Diell shi

Gjirokastër    9/21 Diell shi

Sarandë    15/22 Diell shi.

More in Magazine
Ben Afleck apo Robert Pattinson? Ja kush është zyrtarisht ‘Batman’

Robert Pattinson zyrtarisht është Batman i ri. Warner Bros. ka mbyllur një marrëveshje me aktorin e "Twilight" për të luajtur...

Close