X

Mirush Kabashi tregon amanetin e parodistit Muhamet Liko


Më 31 maj u nda nga jeta parodisti shumë i dashur për të gjithë shqiptarët, aktori i humorit Muhamet Liko.

Me lot në sy miq, kolegë e familjarë janë mbledhur sot në homazhet e fundit për aktorin, që u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Aktori Mirush Kabashi, duke folur për mediat ka treguar edhe amanetin e fundit të Metit, mikut e kolegut të tij të dashur.

Kabashi tha se amaneti i fundit i Muhamet Likos ishte të përçonte te brezat e rinj humorin që iu qëndron pranë problematikave të njerëzve.

“Humbje e madhe për të gjithë kombin, sepse ai kishte moshë për të na gëzuar dhe për të na bërë të gjithëve t’i vëmë gishtin kokës për problematikat që kishim.

Parodistët e Vlorës nuk bënë humor për hatër të humorit, kishin një humor të zi që na bënte t’i thërrisnin kokën, dhe bënin që të skuqeshin ata që na drejtojnë.

Ata kanë ngritur vlerat intelektuale të Vlorës, amaneti i fundit i Metit para se të ikte në Itali ishte transmetimi i vlerave të tyre te artistët e rinj. Dhanë shembullin si artistët mund të jenë dhe njerëz të jashtëzakonshëm”, u shpreh Kabashi.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Bie nga kati i 7-të, vdes 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kati i 7-të i një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

Close