X

Linjë trafiku kokaine Shqipëri-Itali, në pranga dy shqiptarë


Policia e Xhenovas ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për trafik të lëndës narkotike të llojit “kokainë”. Bëhet fjalë për Aurel Hasanajn, 30 vjeç dhe Meti Likën, 35 vjeç, të cilët mbulonin aktivitetin e tyre kriminal duke u hequr si tregtarë makinash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin e Hasanajt, forcat policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg kokainë të fshehura në një kënd të automjetit.

Sipas raportimeve të mediave fqinje, rasti ka të bëjë me një linjë trafiku kokaine Shqipëri-Itali. Ndërkaq, dy shqiptarët dyshohen të jenë persona me precedentë penalë.

More in AKTUALITET, LAJME
U ‘spiunua’ te Policia, arrestohet 56-vjeçarit nga Patosi, mbante dy armë dhe 148 fishekë në shtëpi

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi mbante në banesën e tij dy armë zjarri dhe municionet për...

Close