X

Trump mbërrin në Londër, kritikon kryebashkiakun e qytetit


Presidenti i SHBA-ve Donald Trump mbërriti sot për vizitë zyrtare në Britani të Madhe dhe me të mbërritur ai publikoi një seri mesazhe në Twitter në të cilat kritikonte ashpër kryebashkiakun e Londrës, Sadiq Khan. Mesazhet e Trumpit janë një lloj reagimi ndaj një kolumne në gazetë në të cilën njeriu i parë i Londrës, Khan deklaroi se Trump nuk e meritonte një pritje me qilim të kuq në Britani të Madhe sepse paraqet një tregues të rritjes së kërcënimit me të cilin po përballet bota.

Trump iu përgjigj me akuzën se është kryebashkiak shumë i dobët dhe së është “i neveritshëm” ndaj presidentit të SHBA-së, aleatit më të rëndësishëm britanik.

“Ai është një dështak i cili është i ftohtë si guri dhe duhet të përqendrohet në luftën kundër krimit në Londër, jo ndaj mua”, tha Trump.

Presidenti amerikan gjithashtu tha se Khan ia përkujton kryebashkiakun e New Yorkut, Bill de Blasio, i cili është gjithashtu një krikues i zëshëm i politikave të Trumpit.

Trump gjatë një vizitës disa ditore do të takohet me zyrtarët më të lartë të Britanisë së Madhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë me rastin e 75-vjetorit të Ditës D, invazionit të forcave aleate në Normandi, në Luftën e Dytë Botërore.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in BOTA, LAJME
“Më nxorën me policë”, Spahia tregon përplasjen me Lleshajn

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i ftuar në studion e lajmeve në News 24, sqaroi debatin e ndodhur mbrëmë...

Close