X

Tjetër rast dhune në familje, arrestohet 30-vjeçari vlonjat

Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar nën akuzën e dhunës në familje.

I riu është prangosur, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes. Disa raste të dhunës në familje janë shënuar sot në mbarë territorin e vendit, ndërsa policia ka arrestuar autorët e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psokologjike ndaj bashkëshortes së tij për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.

More in AKTUALITET, LAJME
Trump mbërrin në Londër, kritikon kryebashkiakun e qytetit

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump mbërriti sot për vizitë zyrtare në Britani të Madhe dhe me të mbërritur ai publikoi...

Close