X

Tërmeti në Korçë, Salianji: Banorët i futën në çadra, vetë hanë e pinë në restorante


Ish-deputetë të PD ishin sot në zonën e prekur nga tërmeti në fshatin Floq të Korçës. Ervin Salianji i bëri thirrje qeverisë që të shpallë gjendjen e jashtë zakonshme dhe të rindërtojë shtëpitë e banorëve nga e para.

Ai tha se banorët nuk kanë nevojë për show dhe lëmosha, pasi sipas tij ajo që po bën qeveria është tallje.

“Nuk kërkon asnjë nga banorët lëmoshë. I paguajnë taksat shtetit dhe kërkojnë që shteti sot të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’ju rindërtojë shtëpitë ose t’i dëmshpërblejë që të bëjnë banesat nga fillimi. Është e papranueshme dhe keni bërë shumë mirë që keni përzënë edhe Spiropalin dhe Peleshin, nuk ka nevojë për show.

Ne kërkojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo është një tallje, të ngresh këtu kasollet e bagëtive që janë edhe më të mira. Kjo është një qeveri që nuk i interesojnë njerëzit. Ja ku i ka futur. Bashkë ata janë tek Sofra kolonjare duke ngrënë e duke pirë e duke kënduar. Këta pas çdo fatkeqësie gjejnë ndonjë gjë si të vjedhin.

Mos i pranonin, kërkojuni t’ju rindërtojnë shtëpitë një më një, prandaj i paguani taksat.

Mos vijnë për show gjasme lotojnë apo gjasme ju bie rimeli. I bëjmë thirrje qeverisë dhe kryeministrit që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të krijohet mundësia që mos i lënë banorët të jetojnë në këto kushte.

Por të gjejnë kushte dinjitoze, qoftë edhe në hotele në Korçë dhe të japë siguri që do të rindërtohet banesat nga fillimi.

Ndërsa banorët paralajmëruan se çadrat e vëna në dispozicion nga qeveria do ti ngrenë përpara prefekturës,”-deklaroi Salianji.

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
“Sikur të kishte bërë nëna nja tre si Veliaj…”/ Arben Malaj tallet keq: Dikur në Kuç të Kurveleshit këndohej…

Arben Malaj, ish-ministër dhe ish-deputet i PS-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjet lidhur me një deklaratë të bërë...

Close