X

“Më nxorën me policë”, Spahia tregon përplasjen me Lleshajn


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia i ftuar në studion e lajmeve në News 24, sqaroi debatin e ndodhur mbrëmë në spitalin e Traumës mes tij e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Bardhi thotë se ka shkuar ndër të parët në spital, për tu interesuar për gjendjen e rëndë të një të riu nga Fieri, por është revoltuar kur ka parë se pak pas tij u shtua numri i policëve dhe civilëve në spital, pasi aty do të vinte ministri.

Duke e cilësuar show, atë që Lleshaj bëri, Spahia thotë se u revoltua kur e pa dhe e ftoi të vizitonte qytetarët e plagosur prej policëve të tij.

“Me të marrë njoftimin për disa persona të plagosur, se u ndodhëm aty kur edhe u plagosën unë u nisa në Spitalin Ushtarak për tu interesuar për gjendjen e tij. I plagosuri kishte hemorragji të madhe dhe me porosi të kryetarit Basha shkova t’i qëndroj pranë.

Do komunikoja me kolegët e mi mjekë dhe aty mora vesh që kishte 4 të plagosur në total. I vizitova edhe ata, kishin dëmtime serioze.

U interesova edhe për 7 policët, nuk kishin nevojë për mjekim, ishin thjesht në regjim shtrati. Njëri kishte një hematomë të vogël në vetull, tjetri në pulpë, edhe ajo pa probleme.

Me pak fjalë ishin dëmtime sipërfaqësore. Në një moment vërshuan forca të shumta policie u mbush spitali me civilë e policë, pas tyre hyri ministri i shoqëruar me ekipin e tij me kamera në dorë.

Donte të bënte një show të neveritshëm”,- tha Spahia.

Për të treguar që ministri kishte bërë show, Bardhi u shpreh: “Më thanë vetë policët që s’mund të largoheshin nga spitali deri sa të vinte ministri të bënte show bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë.

Aq e vërtetë është kjo sa pasi iku ministri, ikën edhe shumica e policëve”,- vijoi ai./BW/

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in AKTUALITET, LAJME
Tërmeti në Korçë, Salianji: Banorët i futën në çadra, vetë hanë e pinë në restorante

Ish-deputetë të PD ishin sot në zonën e prekur nga tërmeti në fshatin Floq të Korçës. Ervin Salianji i bëri...

Close