X

Hygerta Sakos tregon pengun e jetës: Nëse do vij dikush do kisha dëshirë…



Moderatorja sportive, Hygerta Sako ka treguar pengun që i ka mbetur gjithë jetës së saj. E ftuar së fundmi në ‘Thumb’ ajo ka rrëfyer se ende deri më sot nuk ka bërë dasmë dhe është pengu i saj.

“Unë nuk kam bërë dasmë herën e parë kështu që e kam një peng.  Nuse jam veshur shumë herë por për dasmën time jo. Një peng që nëse do vij dikush… do kisha dëshirë (të vishesha nuse).”- është shprehur Hygerta.

Moderatorja u martua me Artur Aligjonin në vitin 2006 dhe u divorcuan në vitin 2012, pas kësaj ajo iu përkushtua vajzës së saj, Anës 13-vjeç dhe sigurisht karrierës në ekran.

More in LIFESTYLE
Cilët ishin të ftuarit VIP në dasmën e Gaz Pajës?

Pas ceremonisë së celebrimit që u mbajt në taracën e Bashkisë, çifti i sapo shpallur burrë e grua, Gazi dhe Ira kishin...

Close