X

Ben Afleck apo Robert Pattinson? Ja kush është zyrtarisht ‘Batman’


Robert Pattinson zyrtarisht është Batman i ri. Warner Bros. ka mbyllur një marrëveshje me aktorin e “Twilight” për të luajtur Caped Crusader në “The Batman”.

Filmi me superhero i Matt Reeves do dalë në kinema më 25 qershor 2021.

Variety konfirmon se aktori i famshëm nënshkroi marrëveshjen të premten.

Xhirimet për filmin pritet të fillojnë këtë verë. Ndërsa asnjë datë zyrtare nuk është caktuar për xhirimet e “The Batman”.

Reeves mori detyrën si regjisor i “Batman” nga aktori Ben Affleck në janar 2017.

Reeves do të prodhojë “The Batman” së bashku me bashkëpunëtorin e tij të “Planet of the Apes” Dylan Clark.

More in Magazine
Studimi befasues/ Konsumimi i 25 filxhanëve me kafe në ditë, të sigurtë për shëndetin e zemrës

Sipas një studimi, frekuentuesit e rregullt të kafeve, të cilët mund të konsumojnë deri në 25 filxhanë kafe në ditë,...

Close