

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u trondit sot për herë të parë, që nga koha e themelimit të NATO-s në vitin 1949, nga një pyetje e mençur, e thellë, e gjerë dhe e gjatë, e gazetarit të mirënjohur, Muhamed Veli.
Dukej që pyetja ishte krijuar, formuluar dhe ndërtuar, pas hulumtimeve serioze, që gazetari ynë Muhamed dhe Fugë këshilltari kishin bërë, lidhur me rrezikun dhe ndërhyjen e madhe ruse në Ballkan dhe veçanërisht, ndërhyrjen e Putinit te Lulzim Basha.
Pyetja, shkaktoi një tronditje kaq të madhe tek shefi i NATOS-s, sa që ai e pati shumë të vështirë ta merrte veten nga ky bombardim kaq intelektual. Ky ishte shkaku, që përgjigja e tij, ishte si përçart dhe i tronditur ia kaloi përgjigjen Edi Ramës.
Pas mbarimit të konferencës, shefi i NATO-s, pyeti Edi Ramën:
– Ç’ishte ai djalë që na bombardoi me atë pyetje të tmerrshme?
– Lëre mo lëre, Meti mo Meti, Muhamedi, nuk ke dëgjuar për të?
– Bobo, – vijoi Stoltenberg, paska edhe emrin e profetit. Po nga është me origjinë?
– Lëre, lëre, ç’të të them? Sa i përket orgjinës është pak e ngatërruar – ia ktheu Rama. Është çam i Shijakut dhe Londinez. Këtij ja ngarkon Fuga të gjitha pyetjet që kanë vështirësi intelektuale dhe që kërkojnë forcë karakteri.
Për më shumë informacion rreth performancës së Muhamedid, ndiqni videon:
/TPZ.al/ Tej e këtej/
* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/

Të ngjashme
Avokati i ditur Ngjela: Ja 11 aktet anti-historike të banditit Donald Trump!
Avokati i ditur Ngjela, vetëshpallet figura më e rëndësishme botërore, që ai njeh dhe respekton!
Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri: Adolf Hitleri urdhëroi që pyjet e ahut në Pukë të mos priten kurrë!
Frrok Çupi zëvendëson avokat Ngjelën: Amerika do të shpallte PD-në dhe LSI-në, Hamas dhe Hezbollah, dmth terroristë
Letër e hapur/ Ard Daullxhiu i shkruan Ard Veliut: I dashur sivëllau im, dua të më vishni edhe mua polic!
Urdhër i prerë i avokat Ngjelës: Bravo, forca polici! Sulm mbi hordhitë injorante, ndiqini në çdo skutë!
Shpërthen avokat Ngjela: Si mund të lejohen 100 alabakë të Saliut të plaçkitin Tiranën?! Ç’po bën Washingtoni?!
Avokati i ditur Ngjela: Pritja mbaroi! Politika amerikane nis goditjen drastike kundër korrupsionit të madh!
Lini nje Koment