

Më në fund, pas njëzet ditë pushimi, avokati shumë i njohur dhe shumë i ditur, Spartak Ngjela, rishfaqet në median online. Në prononcimin e vet, me kompetencat që ai disponon, shpjegon se cilët janë faktorët e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në këtë status, zëdhënësi i FBI-së dhe i qeverisë amerikane në Shqipëri, shpjegon se si Amerika do ta shpallë Partinë Demokratike, terroriste.
– Tani, – thotë ai, as Edi Rama nuk i ndihmon dot këto hordhi destabilizuese.
Avokati i ndritur, nuk harron të shpjegojë, përse në protestën e fundit, hordhitë e opozitës, u kthyen në pula të qytetëruara.
Në këtë status, avokati na sjell edhe të dhëna, rreth sjelljes së Moskës me Shqipërinë.
Për më shumë informacion, lexoni statusin e plotë të avokatit të përndritur:
Cili është faktori më i fortë i pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian?
l.
Faktori më i fortë për pranimin e Shqipërisë në BE është ndërhyrja ruse për të destabilizuar botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor, sidomos, Shqipërinë në fillim dhe Kosovën më pas.
Por a i ka mundësitë politika ruse që ta bëjë këtë destabilizim?
Politikani i lartë amerikan, Palmer, para një muaji deklaroi në Tiranë se “targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë”.
Kuptohet se politika amerikane mu në Tiranë ua tha këtë forcave destruktive që kërkojnë destabilizim, hordhive të Partisë Demokratike, e cila u duk se pas kësaj, sikur u revoltua edhe më dhe e sulmoi gjendjen me granada Molotov. Të pa para kurrë në historinë e Shqipërisë.
Por çndodhi pas kësaj që në protestën e fundit hordhitë u bënë “pula të qytetëruara?”
Bashës i erdhi kërcënimi nga Uashingtoni: politika e lartë amerikane i tha: “nëse nuk hiqni dorë nga dhuna, Partinë Demokratike do ta shpallim parti terroriste”.
Në fakt ky ishte fundi.
Edhe Moska u habit me xhiron paqësore dhe me dritë telefonash të të “revoltuarëve të Tiranës”.
ll.
Por mos mendoni që Rama u ndje komod. Është i shqetësuar por tani nuk i ndihmon dot më hordhitë destabilizuese, se sigurisht që e di kërcënimin deklarativ të politikës amerikane për shpalljen e partisë terroriste.
lll.
Të gjitha këto bashkohen dhe na çojnë në përfundimin se pranimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është sot domosdoshmëri e politikës globale perëndimore. Ky është mendim i prerë i politikës korente amerikane dhe gjermane. Koha e solli që politika e lartë gjermane, anëtarëve
të Bashkimit Europian, kundërshtues të hapjes së negociatave me Shqipërinë, t’iu kujtojë që “ky kundërshtim është interesi rus në Ballkanin Perëndimor”.
E pra, ky duhet të jetë argumenti më i fortë për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian shumë shpejt pas çeljes së negociatave.
Po opozita jashtëparlamentare e antireformë, çduhet të bëjë? Duhet të ketë shumë kujdes: Shqipëria nuk mund të destabilizohet, kjo është pamundësi absolute…
/TPZ.al/ Tej e këtej/

Të ngjashme
Avokati i ditur Ngjela: Ja 11 aktet anti-historike të banditit Donald Trump!
Avokati i ditur Ngjela, vetëshpallet figura më e rëndësishme botërore, që ai njeh dhe respekton!
Prof. Ing. Av. Dr. Sazan Guri: Adolf Hitleri urdhëroi që pyjet e ahut në Pukë të mos priten kurrë!
Frrok Çupi zëvendëson avokat Ngjelën: Amerika do të shpallte PD-në dhe LSI-në, Hamas dhe Hezbollah, dmth terroristë
Letër e hapur/ Ard Daullxhiu i shkruan Ard Veliut: I dashur sivëllau im, dua të më vishni edhe mua polic!
Urdhër i prerë i avokat Ngjelës: Bravo, forca polici! Sulm mbi hordhitë injorante, ndiqini në çdo skutë!
Shpërthen avokat Ngjela: Si mund të lejohen 100 alabakë të Saliut të plaçkitin Tiranën?! Ç’po bën Washingtoni?!
Avokati i ditur Ngjela: Pritja mbaroi! Politika amerikane nis goditjen drastike kundër korrupsionit të madh!
Vleresimet maksimale.Brravo.