X

Sokol Balla i jep Blendi Fevziut një goditje fatale


Jo më larg se dje, Sokol Balla, është shfaqur në një intervistë, me një gazetare të Vizion Plus, në pyllin e vetëm të Tiranës, tek Liqeni Artificial.

Pikërisht aty, në qendër të pyllit, Balla ka deklaruar për herë të parë, se ka udhëtuar në mbi 110 vende të botës, pra në më shumë vende, sa kanë njohur Kosovën si shtet.

Udhëtimet e Sokol Ballës, fillojnë që nga viti 1998, kur punonte si gazetar i BBC-së në Londër dhe siç do ta ndiqni në video, ndjekin një ritual shumë të çuditshëm, sipas ndryshimit të orës në botë.

Për dhjetëra vjet, edhe Fevziu ynë,  është përpjekur me të gjitha fuqitë, jo vetëm ta ndjekë, por edhe ta rivalizojë Sokol Ballën, për të mos mbetur aspak mbrapa në sasinë e udhëtimeve. Kanë kontribuar dhe ndihmuar në këtë rast në favor të Fevziut, edhe figura të njohura dhe shumë publike si,  Samir Mane, Endri Fuga, Ben Blushi, apo deri edhe Sandër Frangaj. Kur këta janë lodhur, Fevziut i është gjendur pranë Baton Haxhiu, i cili e ka shoqëruar në 65% të udhëtimeve të tij.

Edhe pse Fevziu ka shkuar në Myanmar, që përndryshe, siç thotë edhe vetë Fevziu, konsiderohet si Fundi i Botës, nuk ka mundur asnjëherë ta barazojë numrin e udhëtimeve me atë të Sokol Ballës.

Pra, siç kuptohet nga intervista e vetë Ballës, ky i fundit, me pallë në dorë , ka mundur që i vetëm, pa asnjë ndihmë, ta lërë Fevziun shumë mbrapa…

Ja çfarë deklaron Balla në intervistën për Vizion Plus:

/Tej e këtej/ TPZ.al/ 

* Për më shume bashkohuni në grupin tonë: https://www.facebook.com/groups/tpz.al/
More in TEJ E KETEJ
Lali Eri pasi tmerron shqiptarët në tokë, hyn në të gjithë aeroplanët dhe ndyn edhe në ajër…

Të gjithë pasagjerët, që hypin dhe zbresin, nga çdo avion, që ulet dhe ngrihet në Shqipëri, janë të tmerruar, të...

Close