X

Lali Eri pasi tmerron shqiptarët në tokë, hyn në të gjithë aeroplanët dhe ndyn edhe në ajër…


Të gjithë pasagjerët, që hypin dhe zbresin, nga çdo avion, që ulet dhe ngrihet në Shqipëri, janë të tmerruar, të shokuar, të gëzuar, të lumturuar, nga një intervistë tetë faqe e Lali Erit, e shpërndarë me kile në çdo aeroplan.

Shqiptarë, emigrantë, pasagjerë të huaj, nga të katër anët e botës, kur mendojnë se shpëtuan nga Lali Eri në tokë, që u shfaqet në televizionet shqiptare non stop duke mbjellë pemë në çdo centimetër, apo hale të Tiranës, befas, sapo fusin dorën në xhepin e sediljes së avionit, iu rishfaqet në revistën e çdo linje ajrore, përsëri ai, bashkë me arritjet dhe fitoret e tij të paimagjinueshme.

Ka pasagjerë, që pasi lexojnë më shumë se gjysmën e intervistës, duan të hidhen nga avioni. Ka të tjerë, që vjellin dhe nxjerrin zorrët e barkut, deri në zbritje.

Sot pasdite, një pasagjere emigrante shqiptare, një grua rreth 70 vjeç, nga Mati, pasi pa në revistë, të gjitha fotot e Lali Erit, i ra të fiktë nga emocionet.

Ndërkohë, një pjesë e të huajve, që lexojnë versionin anglisht të intervistës së Lali Erit, sapo zbresin në destinacionin fundor, presin përsëri biletë për t’u kthyer menjëherë në Tiranë, për të vizituar dhe ndjekur nga afër veprimtarinë e Lali Erit.

Të nderuar shqiptarë që merrni Rinasin për të fluturuar, mos harroni të lexoni intervistën e Lali Erit, që tregon fëmijërinë, rininë dhe sukseset e mandatës së tij të parë. Mos harroni ta lexoni deri në fund këtë kryevepër… Më në fund, erdhi koha, që edhe ajri u dhje…

/TPZ.al/ Tej e Këtej/ 

 

More in TEJ E KETEJ
Shpikje e madhe e Sokol Ballës: Ja si zgjidhet kriza, duhen dy kryeministra, edhe Rama edhe Basha!

Gazetari shumë i njohur, gojëmjaltë dhe mjekërbardhë, Sokol Balla, ka hedhur dje në mbrëmje, në tryezën e Mustafa Nanos, çelësin...

Close