X

Zgjedhjet në Parlamentin Europian/ Agron Shehaj, thirrje bashkëkombasve që jetojnë në Belgjikë: Votoni për Alketa Selimajn

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, përmes një mesazhi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, u bëri thirrje bashkëkombësve që jetojnë në Belgjikë që, të votojnë për Alketa Selimajn. Ajo renditet e pesta për deputete federale, në Partinë CDH.

“Në zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë, me 26 Maj, për Parlamentin Europian, në disa vende të BE, ka parti që kanë në listat e tyre kandidatë shqiptarë. Kjo është një shenjë e integrimit dhe e suksesit të njerëzve tanë. Ata janë shembull frymëzimi dhe krenarie për arritjet e tyre, falë talentit, kurajos dhe punës së palodhshme”, shkruan Shehaj..

Mesazhi i plotë i Shehajt

Miq të dashur, bashkëqytetarë dhe bashkëkombas që jetoni në Belgjikë. Në zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë, me 26 Maj, për Parlamentin Europian, në disa vende të BE, ka parti që kanë në listat e tyre kandidatë shqiptarë. Kjo është një shenjë e integrimit dhe e suksesit të njerëzve tanë. Ata janë shembull frymëzimi dhe krenarie për arritjet e tyre, falë talentit, kurajos dhe punës së palodhshme.

Në Belgjikë, spikat Alketa Selimaj. Ajo renditet e pesta për deputete federale, në Partinë CDH.

CDH, Qendra Demokrate Humaniste, është një parti e qendrës së Djathtë, anëtare e Partive Popullore ku aderon edhe Partia Demokratike.

Alketa është një vajze e shkelqyer dhe njihet nga bashkëqytetarët tanë në Belgjikë për aktivizimin e saj. Si themeluese e shoqatës së parë për femrat atje, ajo ka ndihmuar shumë vajza, gra dhe nëna, që të integrohen e të ecin përpara.

Zgjedhja në Parlamentin Europian e politikanëve shqiptarë do të ishte një sukses i jashtezakonshem dhe një mbështetje e padiskutueshme për vendin tonë në procesin e integrimit. Me Alketa Selimajn, Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi, do të kenë një avokate të sigurtë, një zë më shumë në krah, drejt rrugës europiane.

Ndaj miq të dashur dhe bashkëkombas që jetoni në Belgjikë dhe gëzoni të drejtën e votës, mos ngurroni të tregoni mbështetjen për kandidaten Alketa Selimaj, numri 5 në listën e CDH, të Dielën me 26 maj.

More in AKTUALITET, LAJME
Vokshi–Spiropalit: Përdor gjuhë përçarje që të vjedhësh me Ramën

Ish-deputetja e PD Albana Vokshi përmes një statusi në “Facebook” i është përgjigjur Elisa Spiropalit, pasi kjo e fundit deklaroi...

Close