X

Debati / Nano: Shihni vetëm korrupsionin e Ramës, nuk flisni për asgjë tjetër, Bushati: 600 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi, prej dhunës së pushtetit


Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat mes analistit Andi Bushati dhe drejtuesit të emisionit “Provokacija”, Mustafa Nano.

Debati ka qenë i fokusuar tek kriza politike dhe dhuna e protestuesve në protestat e opozitës. Sipas Mustafa Nanos, retorika që nxit dhunë nga politikanët dhe analistët, është mjaft alarmante. Ndërsa analisti Andi Bushati, u shpreh se dhuna e pushtetit është ajo që e alarmon dhe jo kundërpërgjigja ndaj kësaj dhune.

Mustafa Nano: Jam i shqetësuar që nga momenti kur opozita mori vendimin të djegë mandatet. Nuk e kemi parë në asnjë vend të botës, edhe në vende ku ka regjime repressive.

U mor edhe vendimi për të bojkotuar zgjedhjet. Në rrethanat e sotme, kemi një sistem të ç’balancuar. Unë jam i shqetësuar edhe për shkak të faktit që shumë kolegë, përfshirë Bushatin, Lubonjën, ti Ylli, Mark Marku, Gjekmarkaj, që i qëndroni idesë që opozita ka bërë shumë mirë dhe po bojkoton zgjedhjet dhe duhet të qëndrojë fort qoftë edhe me kosto që Shqipëria të ketë trazira.

Andi Bushati: Ajo që Muci e sheh si alarm, edhe për mua është alarm, por problemi është përse arritëm tek ky alarm. A do ishte më mirë që opozita të ishte në parlament dhe të futej në zgjedhje? Padyshim. A i shërben në interesit publik një opozitë që qëndron kot në parlament?

Një opozitë që hedh në parlament bomba tymuese por këta zgjedhin prokuroren me votat e tyre. A i shërben një opozitë që rri atje, por Rama kalon ligj antikushtetues për prishjen e teatrit? Pastaj, opozita qëndron prap atje dhe dalim përgjime, por kjo prokurorja nuk bën dot asgjë.

Në këtë moment, cfarë duhet bërë? Do një moment që shoqëria të tronditet, ti thuhet njerëzve që një opozitë që rri vetëm atje, nuk vlen më për asgjë.

Mustafa Nano: Përse vlen më shumë në rrugë se në parlament?

Andi Bushati: Sepse, kemi një moment kur, duke qenë atje, opozita pothuajse është asgjësuar dhe gjithmonë kur bëjmë atë vizatimin e opozitës, nuk është një opozitë ëngjëllore, përballë një pushteti djall.

Është një opozitë që nuk ka ditur të reformohet dhe nuk ngjall dot entuziazmin e madh në popull. Rama po i shfrytëzon edhe këto defekte për të ngritur një regjim.

Është një opozitë, që nuk flet dot për rrugën e kombit, sepse shumë nga oligarkët e djeshëm janë sot të Edi Ramës.

Është një opozitë që nuk flet dot për Unazën, sepse shumë nga oligarkët e djeshëm, kanë qenë me këtë opozitë, kur ishte në pushtet.

Mustafa Nano: Unë Bushat kam këtë qëndrim, edhe sikur në opozitë të mos ishte Basha, por dikush tjetër, nuk do t’ja miratoja këto gjëra. Ti cdo gjë e mat mbi bazen e korrupsionit, gjithë retorika jotë këtu bazohet. Këtë e bëj edhe unë.

Por, kam përshtypje që ngatërrohen prioritetet e vendit, që janë të natyrës ekonomike, fetare, që kanë të bëjnë me arësimin, shëndetësinë. Ne nuk merremi fare.

Vetëm, vodhi Rama aty, vodhi aty. Ne kemi ngelur në grackën e kësaj gjëje. Ne bëjme dhe polemika në shtyp dhe nuk marrim vesh për cfarë ndahemi. Përse?

Sepse kemi mbetur në grackën e tyre, Rama, Berisha, Meta.

Andi Bushati: Padyshim, por në momentin që ke 600 mijë shqiptarë të ikur, ke një emergjëncë kombëtare.

Mustafa Nano: Ka shumë kroatë të ikur, hiqe këtë nga ekuacioni.

Bushati: Ja vlen për diskutim, ku ndahemi. Ndahemi, megjithse jemi bashke kundër dhunës. Ndahemi në pikën se ku e identifikojmë dhunën.

Ty të duket e dhunshme që hidhen dy bomba molotov. Mua më duket e dhunshme që hidhet gaz lotsjellës tek stacioni i trenit. Ty të duket e dhunshme, që Basha bojkoton zgjedhjet. Mua më duket e dhunshme ajo që bëri Rama me KQZ-në sot.

Më duket e dhunshme të dëgjoj gjithë bota, përgjimet e Gjushit dhe të kemi një kryeministrër që thotë është sallatë fjalësh.

Më duket e dhunshme të fusësh kriminelët në parlament Kjo është dhuna. Cdo gjë tjetër, është përgjigje, për t’ju përgjigjur kësaj dhunë.

Mustafa Nano: Thuhet do ta tërheqim zvarrë, do pushtojmë qendrat e votimit….

/TPZ.AL/

More in KRYESORE, LAJME
Letrat e hapura të Ramës/ Berisha: I shpalli luftë popullit opozitar

I ftuar në “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar letrën e hapur që kryeministri Edi Rama i bëri liderit të...

Close