X

Oficeri i Kontaktit të Shqipërisë vdes në Rumani bashkë me gruan

Sot në Rumani, si pasojë e një aksidenti automobilistik, ka humbur jetën Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit i Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune.

Policia e Shtetit shpreh dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e 41-vjeçarit dhe bashkëshortes, për humbjen e papritur dhe të parakohshme të të afërmve të tyre, si dhe është e angazhuar maksimalisht dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me autoritetet rumune për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

More in AKTUALITET, LAJME
Balliu bën paralajmërimin nga protesta e “Astirit”: 25 maji do të jetë një ditë e tmerrshme!

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, që nga protesta e banorëve në Astir ka paralajmëruar Edi Ramën se protesta e 25 majit...

Close