X

“E di ti kush jam unë, jam vajza e Soni Malajt”, këngëtarja e paska kritikuar ashpër të bijën. Ja përse


E ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, Soni Malaj ka bërë një rrëfim të veçantë lidhur me të bijën që tashmë është 7-vjeçe.

Ajo ka rrëfyer se bashkë janë shumë të lidhura dhe ka dëshirën e madhe që Ana të bëhet këngëtare. Ndryshe nga shumë artistë të tjerë që ose nuk dëshirojnë që bijtë e tyre të jenë pjesë e artit, ose duan t’i lenë në zgjedhje plotësisht të lira.

Ndër të tjera, në rrëfimin e saj për përditshmërinë me Anën ajo ka treguar një episode që nuk I ka pëlqyer dhe ka kritikuar të bijën. Soni ka rrëfyer që në fillim vajza kishte një xhelozi lidhur me këngëtaren aq sa filloi të shqetësohej, por më pas gjithçka ndryshoi.

“E besdiste ajo tërheqja e vëmendjes, nga ana e Ana e vogël tek mami Soni. Fillova të shqetësohesha pak sepse mua nuk më pëlqejnë këto tendencat e ambicies apo xhelozisë. Por, me kalimin e kohës duke e kuptuar, kaloi në stadin: “A e di ti kush jam unë? Jam goca e Soni Malajt”. Gjë që unë e kam bezdi. E kapa në një moment në flagrancë për këtë dhe i thashë: “Mami e ka bërë me shumë mund emrin, ti nuk duhet të mbahesh tek emri i mamit por duket të kesh personalitetin tënd. Kjo është gabim.”- është shprehur Soni Malaj.

More in LIFESTYLE
Rita Ora befason me komentin për Kosovën: Është me keq se ç’e prisja, mirënjohëse që u rrita në Angli

Prindërit e saj, Vera dhe Besnik i shpëtuan regjimit serb në Kosovë, në kohën kur Rita Ora ishte vetëm 1...

Close