X

Desada Metaj i kujton Shahinit arrestimin e të shoqit: Flasim budallallëqe, harrojmë kë kemi në shtëpi


Gazetarja Desada Metaj ka komentuar deklaratën e ministres së Arsimit, Besa Shahini, e cila i quajti të dhunshëm studentët të cilët protestuan ditën e sotme përpara MASR.

Në një status në rrjetet sociale, Metaj i kujton Shahinit se për të njëjtën arsye është shoqëruar bashkëshorti i ministres, Dardan Molliqaj.

Gazetarja thitë më tej se ministrja komenton të tjerët por harron se çfarë ka në shtëpi, duke ju referuar rastit të partnerit të kësaj të fundit.

“Dy standarte, dy qeveri, dy shtete…. një mentalitet: për hir të karrierës flasim dhe themi budallallëqe dhe harrojmë ç’kemi thënë e ç’kemi në shtëpi!

Dardan Molliqaj është kërkuar nga Policia e Kosovës, për “prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe dëmtimin e veturave zyrtare”.

2. Ministrja e Arsimit Besa Shahini shprehet se ajo që u mbajt sot nuk ishte një protestë studentësh, por e një grupi militantësh të dhunshëm. Shahini nënvizoi se këto protesta prishin imazhin e Ministrisë së Arsimit,”- shkruan Desada.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini reagoi pas protestës që studentë të disa universiteteve zhvilluan para MASR, mes flakdanëve dhe tymueseve. Shahini thotë se protesta ishte trishtim, dhe se grupi i protestuesve ishin një grup invidësh partiakë.

Kujtojmë që bashkëshorti i Shahinit, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj u shoqërua në polici më 13 maj me arsyetimin se ka marrë pjesë në protestën e vitit 2015, ku kërkohej lirimi i Albin Kurtit. Disa orë më pas, ai u la i lirë.

More in AKTUALITET, LAJME
Xhixho: Shqetësimi i ndërkombëtarëve, në Shqipëri ka korrupsion dhe trafik të qenieve njerëzore

Nga Erisa Xhixho Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi nen shqyrtim te hollsishem Grupit te Rishikim Periodik Universal, Keshilli i...

Close