X

Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave


Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët e këtij vendi. Teksa i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit me anë të një letre publike e ftoi në dialog, Basha u shpreh se nuk ka hapa pas për ta bërë Shqipërinë si Europa.

Kryedemokrati është shprehur se fundi i kryebashkiakut të Durrësit do të jetë në burg, pas vërtetimit të provave që ndodhen në përgjimet e dosjes “339/1”.

“Rama propozon zgjedhje kur kriminelë nga Artur Bushi dhe Tërmet Peçi rikandidojnë kur në fakt duhet të ishin para drejtësisë. Këtu në Durrës sjell një asistente hajdute të Vangjush Dakos, Valbona Sakon tashmë kur atë po e përpin vorbulla e drejtësië. E gënjen mendja që do t’i shpëtojë drejtësisë, se ai do shkojë prapa hekurave,”- u shpreh ai.

More in AKTUALITET, LAJME
Emigrantët në Itali marrin lajmin e mirë, patentat do të konvertohen

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim ditën e sotme, marrëveshjen për konvertimin e lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe...

Close