X

Balliu bën paralajmërimin nga protesta e “Astirit”: 25 maji do të jetë një ditë e tmerrshme!


Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, që nga protesta e banorëve në Astir ka paralajmëruar Edi Ramën se protesta e 25 majit do të të jetë një ditë e tmerrshme për çdo njeri që kërkon të  shkatëtrrojë pluralizmin.

Ndërkohë Balliu u bën ftesë të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në protestë.

“Ju keni vetëm një hall. Halli juaj është data 25 maj, se do jetë një ditë e tmerrshme për çdo njeri që kërkon të shkatërrojë pluralizmin.

Ju ftoj që të mbrojmë gjithë bashkëqytetarët tanë. Nuk ka qytetar që si rrezikohet jeta nga bandat e Edi Ramës, ndaj ju ftoj që në 25 maj të marrim pjesë në protestën madhështore”, u shpreh Balliu.

Kujtojmë se Balliu është një nga mbështetësit më të mëdhenj të banorëve të Astirit, duke qënë pjesëmarrës aty nga dita e parë.

More in AKTUALITET, LAJME
Basha: Fundi i Vangjush Dakos, prapa hekurave

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në qytetin e Durrësit ku zhvlloi një takim me qytetarët...

Close