X

“A do të rikthehesh përsëri në Top Channel?”, Arbana Osmani jep përgjigjen e papritur dhe tregon planet në vazhdim


Lajmi i bujshëm për largimin e moderatores së njohur, që për vite ka qenë pjesë e një nga mediave më të fuqishme në vend “Top Channel” befasoi çdokënd. Fansat e saj të zjarrtë nuk mund ta besonin dot, dhe pyetja që hasje në postimin e saj të funditm ishte: A do të rikthehesh prapë?!

Moderatorja është ndjerë e përkëdhelur nga ky interes i ndjekësve të saj dhe sigurisht ka kthyer edhe përgjigje.

“Patjetër”, -ka qenë përgjigja e moderatores, Arbana Osmani duke na lënë të nënkuptojmë që nga televizioni nuk do të largohet kurrë.

“Ku do të ikësh?”,-e ka pyetur një ndjekëse tjetër.

“Me pushime”,- ka qenë përgjigja e moderatores.

Që do të bëjë pushime pas një periudhe të lodhshme, këtë e kuptuam, por nëse do rikthehet në Top Channel apo në një television tjetër, mbetet e paqartë!

More in LIFESTYLE
“E di ti kush jam unë, jam vajza e Soni Malajt”, këngëtarja e paska kritikuar ashpër të bijën. Ja përse

E ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, Soni Malaj ka bërë një rrëfim të veçantë lidhur me të bijën...

Close