X

Reuters: Shqipëria e lejoi Frontex-in pasi do hapjen e negociatave


Lajmi për vendosjen e agjencisë së kontrollit të kufinjve të BE, Frontex, në vendin tonë, është pritur në mënyra të ndryshme online. Disa thonë se Shqipëria nuk kontrollon as kufinjtë e saj, të tjerë thonë se kjo marrëveshje është në të mirë të vendit tonë. Ja çfarë shkruan agjencia Reuters

Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, Frontex, u vendos për herë të parë të martën jashtë BE, duke u stacionuar në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për të ndihmuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit.

Të mbikëqyrur nga një drejtues shqiptar, oficerët e Frontex janë të autorizuar të veprojnë si oficerë shqiptarë për të parë kalimet e paligjshme, për t’i kontrolluar dhe mbledhur informacion, si dhe për të luftuar trafikun e njerëzve, të drogës dhe vjedhjen e makinave.

“Ne jemi të vetëdijshëm se presioni është i lartë dhe kjo rrugë është dinamike, prandaj duhet të jemi të gatshëm në rast se flukset e migracionit të paligjshëm do të shtohen gjatë kësaj vere,” tha për Reuters drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.

Shqipëria është e gatshme që të lejojë vendet anëtare të BE që të shohin se sa serioze është në luftën kundër krimit, në mënyrë që të rrisë shanset për të nisur bisedimet e pranimit në BE.

Dimitris Avraopoulos, Komisioner i BE për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, tha se situata e përgjithshme përgjatë rrugës së Ballkanit Perëdimor është e qëndrueshme, me nivel të ulët të ardhurish.

Por ai tha: “Ne duhet të mbetemi vigjilentë”.

More in AKTUALITET, LAJME
Shqiptari trafikoi një mijë kg kokainë, ja si u kapën mitralozë dhe eksplozivë

Një operacion i gjerë kundër trafikut të drogës është zhvilluar nga Guardia Di Finanza në Romë, ditët e fundit, ku...

Close