X

Rama për nisjen e misionit ‘Frontex’: Vendi ynë, partneri i besueshëm i BE


Në ceremoninë e nisjes së misionit të “Frontex” në Shqipëri, Edi Rama tha se ky është një element i qartë, por edhe shenjë vlerësuese e BE-së për Shqipërinë, e cila bëhet tashmë vendi i parë që zgjidhet në Ballkanin Perëndimor për një marrëveshje të tillë.

Shefi i qeverisë shtoi se Shqipëria i ka të gjitha kapacitete për të ruajtur kufijtë dhe të përballojë njëherësh edhe fluksin migrator, që vjen nga vendet e treta.

“Kjo është një arsye e qenësishme për t’u ndjerë vërtetë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Evropën. Arsyeja tjetër është personale.

Për faktin se këtu sot jam me një mik, që në disa role ka treguar me vepra dhe jo me fjalë një miqësi shumë të sinqertë jo thjesht ndaj meje personalisht ndaj meje, Dhimitri Avramopoulos, pa të cilin që edhe ky projekt i rëndësishëm, që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar dhe jo më të ishte realizuar.

Unë do të doja ta falënderoja komisionerin për praninë e tij dhe mbi të gjithë për dedikimin e tij ndaj një fushe, ku kur e mori detyrën mua mu duke se i kishin lënë pjesën më të minuar të të gjithë interesave të KE-së, por sot mund të thuhet se është bërë një progres i madh.

Falë jush dhe përmes jush , ne do të jemi në gjendje t’u tregojmë miqve dhe partnerëve në BE edhe më mirë edhe më shumë fakte dhe prova të padiskutueshme për të qenë në këtë copëz të vogël të Europës një partner i besueshëm dhe tërësisht i besueshëm në përballimin e flukseve migratore.

Nisja e zbatimit të këtij projekti, një marrëveshje që e bën Shqipërinë vendin e parë të Ballkanit, që do të patrullojë kufijtë e jashtëm përbën një arsye për të qenë të vetëdijshëm se sa e rëndësishmen është që të kemi sukses edhe në funksion të zgjerimit të mëtejshëm.

Përfitimet në fakt janë disa, sepse marrëveshja i hap rrugë bashkëpunimit në informacion dhe analizën e fluksit të riskut si dhe përballimit të fluksit nga vendet migratore nga vendet e treta.” – u shpreh Rama.

Nga dita e sotme nis zbatimi i marrëveshjes me BE për “blindimin” e kufijve tanë, që do të monitorohen nga 50 oficerë të FRONTEX.

More in AKTUALITET, LAJME
FOTO/ Greqi, shkatërrohet banda e drogës, arrestohen shqiptarë e grekë

Policia greke shkatërroi një bandë kriminale me veprimtari në trafikun e drogës në Komotini, por edhe rrethina. Operacioni dërgoi prapa...

Close