X

Publikohet lista paraprake, Reja i habit të gjithë me lojtarët e grumbulluar


Është publikuar para pak minutash lista paraprake e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edi Reja për zborin disa ditor që do të zhvillojë ekipi kombëtar.

73-vjeçari na ka habitur të gjithëve me emrat e grumbulluar, teksa bien në sy lojtarët e rinj. Kujtojmë që grumbullimi paraprak do të fillojë ditën e sotme në orën 17:00 më Kompleksin Tropikal.

NJOFTIMI I FSHF-së:

Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.

Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë. 10 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite. Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.

Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.

More in SPORT
Formula 1 në zi, ndërron jetë legjenda Niki Lauda

Në moshën 70-vjeçare ka ndërruar jetë Niki Lauda, një nga legjendat e sportit të Formula 1. Lajmin e konfirmoi familja...

Close