X

Mbretëria e Hollandës pret e gëzuar Gramoz Ruçin dhe Rudina Hajdarin


Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla, bën me dije, se Mbretëria e Hollandës, ka pritur këto ditë e lumturuar, Gramoz Ruçin dhe Rudina Hajdarin. Kjo hare dhe ky gëzim i Hollandës, është i barabartë me atë të majit 2011, kur Hollanda u shpall nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, si vendi më i lumtur i botës.

Në fillim hollandezët, përveçse janë lumturuar, kanë mbetur edhe të çuditur me këtë dyshe politike, mjaft atipike në pamje të parë, por që në thelb dukeshin, si e njëjta gjë.

– Kam ardhur këtu, – tha Rudina Hajdari, në takim me ju të nderuar parlamentarë të këtij vendi beneluks,  për t’ju deklaruar solemnisht, se opozita parlamentare shqiptare, kryetare e së cilës unë jam, mbështet pa kushte hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, këtë qershor, që po troket…

– Mirë, mirë, dakord jemi, po ku ndryshoni ju zonjë Hajdar, nga opozita që është larguar nga parlamenti? – pyeti njëri nga parlamentarët.

– Dy opozitat ndryshojnë kryekëput nga njëra tjetra, – ia ktheu zonja Hajdari. Opozita ime…se gjithë tradhëtarët, zuzarët, të shpëlarët, mëkatarët, kurvëtarët…Partia Demokratare, të demokracia, demokratike, partia…

– Është vajza e Azem Hajdarit, – u hodh Taulant Balla, kështu flet vazhdimisht edhe në parlamentin tonë.

– Ç’është ky Azem Hajdari? – pyeti i habitur parlamentari. Ç’ka bërë, ky njeri, që paska marrë gjithë këtë famë edhe e bija?

– Pse nuk e dini ju në Hollandë? – u habit Taulant Balla. Është hero, ka rënë për demokracinë, për lirinë e Shqipërisë, këtë gjë e di edhe Amerika.

– Po kush e ka vrarë?!

– Aha, kjo nuk është shumë e qartë, – u përgjigj Taulanti. Sali Berisha thotë që e ka vrarë shoku i këtij burrit këtu, Fatos Nano. Ne themi që e ka vrarë Sali Berisha. Ka të tjerë që thonë se e ka vrarë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme në vendin tonë, është, jo kush të ka vrarë, por a je shpallur hero dhe a ke bust.

– Uaaa, nuk e kishim dëgjuar një gjë të tillë! – u habit një deputete e vjetër hollandeze. Si ka mundësi, që të mos dihen vrasësit e heroit?

-Tek ne nuk ka shumë rëndësi kjo gjë. Siç e thashë, mjafton të shpallesh hero dhe të kesh monument.

– Ju keni marrë vajzën e heroit dhe po kërkoni hapjen e negociatave? – pyeti nënkryetari i parlamentit.

– Po dhe përveç vajzës së heroit, ja ku e keni edhe ish ministrin e brendshëm të Enver Hoxhës, që është edhe sot kryetari i parlamentit shqiptar. Doni bashkëpunim më të madh se ky?

– Keni të drejtë, – tha nënkryetari i Parlamentit, ju duhet t’ju hapen negociatat jo vetëm me BE-në, por edhe me SHBA-të.

/TPZ.al/ Tej e këtej/ 

 

More in TEJ E KETEJ
E padëgjuar/ Edi Rama vetëshpallet ambasador i SHBA-ve dhe i 28 shteteve të BE-së, në Tiranë

Bëhemi me dije, se në fjalimin programatik, të zhvilluar sot, me kandidatët për kryetarë bashkie dhe me udhëheqësitë e të...

Close