X

Frontex merr nën kontroll kufijtë e Shqipërisë, mandat për të luftuar trafiqet

Agjensia Europiane e Kufirit dhe Rojes Bregdetare, e njohur si Frontex, ka “zbarkuar” në Shqipëri, ku do të ketë mandat për të mbikqyrur kufijtë, specifikisht kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Shqipëria ka patur bashkëpunim me Frontex edhe më parë, por tashmë duket se Bashkimi Europian, ndjen nevojën për ta sjellë këtë agjensi në Shqipëri.

Komisioneri i BE-së, për çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, tha se ky është misioni i parë i Frontex, në një vend jo anëtar të Bashkimit Europian dhe se ky mision do të shërbejë për sigurimin e kufijve të Shqipërisë.

“Ky është operacioni i parë me një shtet jo anëtar i BE-së. Duhet të punojmë bashkë si fqinj dhe partnerë. Ajo që ndodh në Ballkan prek BE-në dhe anasjelltas. Siguria është në qendër të vëmendjes sonë për të bërë të sigurtë, migracionin e rregullt”.

Drejtori Ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri, u shpreh në një intervistë për Top Channel, se prania e Frontex në Shqipëri, është një vendim politik i Bashkimit Europian dhe se fokusi i këtij misioni do të jenë, kalimet e paligjshme të emigrantëve, trafiku i qenieve njerëzore dhe aktivitetet kriminale.

Ishte një vendim politik marrë nga Bashkimi Europian që një operacion i tillë të shtrihet edhe në Shqipëri. Ne do të kemi kontrolle të ngjashme kufiri edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor së shpejti, por Shqipëria është vendi i parëNë mënyrë më specifike ne jemi të fokusuar ne luftën me trafikun e njerëzve, kalimet e paligjshme, emigrimin e jashtëligjshëm përfshi të gjitha aktivitetet kriminale të cilat mund të zbulohen në kufi në kuadër të mirë menaxhimit të tyre. Kjo është në përputhje me mandatin tonë si Frontex“, u shpreh Leggeri.

Shqipëria ka shfaqur mjaft probleme, veçanërisht sa i përket trafikut të drogës. Raporti i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional, evidenton se Shqipëria ka pika hyrje rë rëndësishme për kokainën që vjen në Europë nga Amerika Latine.

/TPZ.al/ 

More in KRYESORE, LAJME
Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë goditi Puglian disa minuta më parë. Sipas të dhënave të para, tërmeti ndodhi në orën 10:13...

Close