X

Afera e Ibizës: Përse të gjithë tani po diskutojnë për kokainën


Pas video-skandalit në Ibiza, jeta është vështirësuar ndjeshëm për Heinz-Christian Strache, ish-zëvendëskancelar dhe drejtues i Partisë Popullore në Austri. Ekuilibrat politikë në Austri janë shkatërruar dhe Strache tashmë duhet të jetojë vetëm pasi e shoqja, Philippa e ka braktisur bashkë me djalin për të qartësuar mendimet. Në mesin e këtij skandali, një pyetje i mundon të gjithë: A po konsumohej kokainë?

BILD

Ushqime të shijshme japoneze, vodka e shtrenjtë, shampanjë- takimi i ish-shefit të Partisë Popullore, Strache, me oligarken e dyshuar duhet të ketë kushtuar ca. Por ka spekulime në internet për faktin nëse një substancë e kushtueshme është përfshirë në festë: Kokaina.

Shkak për spekulimin janë bërë pamjet e videos, që duket se tregojnë një vijë të bardhë në tryezë për disa sekuenca.

Ajo që i shtoi spekulimet rreth drogës stimuluese ishte fakti se takimi me oligarken e supozuar zgjati më shumë se gjashtë orë. Më pas, Strache tha se ai ishte duke festuar me ‘high high high society’. A ishte edhe kokaina pjesë?

Deri më tani ka deklarata kontradiktore. Wolfgang Fellner, botues i gazetës së përditshme ‘Austria’, shkroi të hënën se ‘ndoshta në lojë ishte përfshirë edhe kokaina’.

Edhe moderatori televiziv, Jan Boehmermann, që kishte dijeni për videon përpara mediave të tjera, aludoi se në Ibiza kishte kokainë. Duke folur në ceremoninë e marrjes së çmimeve ‘Romy’ në prill, ai tha me shaka se ‘kishte konsumuar kokainë dhe Red Bull me disa miq të Partisë së Lirisë në një vilë të oligarkëve rusë në Ibiza’.

Por mediat që e kanë publikuar videon, dhe që e kanë parë të plotë, Spiegel dhe SZ, nuk duan të flasin nëse në tavolinë ka pasur kokainë. Sipas tyre, ata kanë botuar vetëm informacionet me rëndësi politike.

Gazetari i SZ, Bastian Obermayer, që e ka parë videon disa herë, tha për ‘Kronen Zeitung’ se nuk kishte parë kokainë.

Në një tjetër pamje të videos, duket se viza është më shumë reflektim i këmbës së tavolinës prej xhami.

Ata që dinë me saktësi nëse ka pasur kokainë, janë personazhet në video dhe njerëzit që i futën në kurth në Ibiza.

More in BOTA
Tërmeti i fuqishëm godet Italinë, lëkundjet ndihen edhe në Shqipëri

Një tërmet i fortë goditi Puglian disa minuta më parë. Sipas të dhënave të para, tërmeti ndodhi në orën 10:13...

Close