X

Meta takim me Haradinajn në Durrës


Një takim informal është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në Durrës. Nga Prishtina ka udhëtuar kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka takuar Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta. Ka qenë ky i fundit që ka zbuluar takimin në një postim në Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët evropiane” – shkruan Meta.

Në Shqipëri ndodhet këtë të hënë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ka dhënë një intervistë në Top Channel.

More in AKTUALITET, BALLKAN, LAJME
Grabitja në Rinas/ Si ra policia në gjurmët e Klement Çalës, 32-vjeçari u “tradhëtua” nga bashkëshortja

Supergrabitja e Rinasit ka mbetur ende e pazbardhur plotësisht, kjo për shkak se paratë ende nuk janë gjetur, por edhe...

Close