X

Ky është 20-vjeçari që po mahnit “The Voice” në Francë

Një djalë i ri shqiptar po triumfon në spektaklin e “The Voice” në Francë. Ai quhet Gjon Muharremaj, është 20 vjeç dhe tashmë i ka kaluar fazat e para të përzgjedhjes dhe renditjes nëpër skuadra. Gjoni është në mesin e 12 konkurrentëve në nivelin e avancuar në “The Voice” dhe ka përballë një garë të fortë. Ai është në grupin e këngëtarit të njohur Mika. Së fundi, një performancë e tij ka mahnitur jurinë aq sa në fund, të gjithë u ngritën në këmbë të mahnitur. Gjoni ka lindur në Zvicër dhe babain e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana.Ai njihet me emrin e artit Gjon’s Tears dhe kur ishte vetëm 12 vjeç Gjoni ka mahnitur jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij.

More in LAJME, Magazine
“Revolta e Qafë Barit”, bashkia Fushë-Arrëz miraton rrugën e re

Këshilli Bashkiak i bashkisë Fushë-Arrëz miratoi sot në unanimitet emërtimin e një rruge në territorin e saj me emrin “Revolta...

Close