X

Fjalimi që ndryshoi jetën e studentëve


Rikthimi i 56-vjeçarit, Robert F Smith në Kolegjin Morehouse për të mbajtur një fjalim përpara të diplomuarve të 2019, do të mbahet mend gjatë në historinë e këtij kolegji.

Miliarderi i investimeve në teknologji, i shokoi të gjithë studentët kur ju premtoi se do t’i paguante të gjithëve detyrimet financiare që ata kishin ndaj universitetit.

Rreth 400 studentë do të përfitojnë nga rimbursimi dhjetëra miliona dollarësh që Smith zgjodhi t’i dhuronte atyre.

Kolegji Morehouse ndodhet në Atlanta, Georgia dhe është një kolegj ku pjesa më e madhe e studentëve janë me origjinë afro-amerikane.

Robert Smith është themeluesi i Vista Equity Partners në vitin 2000, një institucion financiar i krijuar për investime në kompani softwaresh dhe ka një pasuri prej 5 miliard dollarësh.

“Në emër të tetë gjeneratave të familjes sime që kanë jetuar në këtë komunitet, ne kemi vendosur ti hedhim pak benzinë autobusit tuaj. Kjo është klasa ime, 2019 dhe familja ime do të akordojë një grant për të eliminuar të gjithë borxhet tuaja” tha Smith.
Pas këtyre fjalëve vërshuan duartrokitjet të cilat zgjatën për disa minuta.

More in BOTA, LAJME
Raporti tregon pikat kryesore të krimit të organizuar në Ballkan

Raporti i ri i publikuar të hënën në Vjenë nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional identifikon vende në...

Close