X

Briken Fejzullai shfrenon fantazinë me Ramën: Kalorësi i Regjionit të Nderit të Surrelistanit


Ish-kryebashkiaku i natës në Bashkinë e Tiranës, Briken Fejzullai, ka ironizuar deklaratën e bërë sot nga Rama, i cili tha se “të gjithë ata që do prekin kutitë e votimit do u ndalohej hyrja në SHBA e BE”.

Fejzullai bën krahasimin me kohën e diktaturës, dhe lë të kuptojë se “Rama po e kthen vendin si në kohën e errët të diktaturës”.

POSTIMI I PLOTË

Komunikacja!

Atyre që tentojnë të bllokojnë zgjedhjet e lira demokratike dhe monopartiake, do u ndalohet kategorikisht hyrja në BE dhe USA!

Gjithashtu, do u ndalohet këtyre individëve: zgjatja e flokëve, duart në xhepa, fërshëllima, xhinset, qendrimi në grupe me më shumë se tre persona, leximi i librave të OSHO-s, shikimi i “House Of Cards”, ngrënia e peshkut me djathë, si dhe çdo koment mbi jetën dhe veprën e Jon Snow.

Rroftë Partia – Vdektë Armiku

Grushtbashkuar prej Çeliku!

Kalorësi i Regjionit të Nderit të Surrelistanit, Shkëlqesia e tij “VINI i KIÇOS”.

Kujtojmë se sot Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të Partisë Socialiste u ka thënë deputetëve që të përhapin mesazhin tek qytetarët, se kush do pengojë zgjedhjet nuk do t’i lejohet më udhëtimi në BE dhe SHBA. (Lexo këtu) Rama këtë gjë u tha deputetëve që ta përsërisin sa më shumë që qytetarëve t’u bëhet këngë.

More in LAJME, Magazine
Vdes 16-vjeçari që e përplasi treni në Durrës, humb jetën pas 3 orëve në operacion

Ndërron jetë në spital 16-vjecari qe u perplas nga treni paraditen e sotme ne Durres.  Pas tri orëve në sallen...

Close