X

U rrezikohej jeta në det të hapur, policia shpëton dy turistët në Dhërmi


Dy persona janë shpëtuar sot nga Policia në Himarë, pasi kishin dalë në det për të lunduar me një gomone pa motor.

Dy pushueve u është rrezikuar jeta, pasi era e fortë dhe dallgët i kanë shtyrë drejt thellësisë në Dhërmi.

Policia Kufitare u dha ndihmë 2 shtetasve, të cilët rrezikuan jetën në ujërat detare të Dhërmiut. Sot, rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve. Ata kishin dalë me gomonen (pa motorr) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit”, shkruan policia në një njoftim për mediat.

More in AKTUALITET, LAJME
Gjyqi me Beccettin, Spaho kërcënon Gjiknurin: S’na nevojitet ndjesa jote, do përfundosh në burg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar pas deklaratës së ish-ministrit Damian Gjiknuri i cili shprehej se me Beccett-in...

Close