X

Si nis java? Ja çfarë rezervon moti për ditën e nesërme


Ashtu siç u mbyll kjo javë, ashtu nis edhe java e re. Reshje shiu në të gjithë territorin.

Ky është parashikimi që bën për ditën e nesërme, e hënë 20 maj 2019, IGJEUM, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Sipas kësaj të fundit, qarku i Durrësit pritet të ketë sasinë më të madhe të reshjeve, ndërsa në qarqet e tjera të vendit, reshjet do të jenë të dobëta.

RESHJET

Nesër (e hënë dt.20) priten reshje mesatare në qarkun Durrës dhe të dobëta në pjesën tjetër të territorit.

Në shumicën e qarqeve reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara reshjet mund të jenë në formë shtrëngate.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë dt.20) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C

në vendet e ulëta: 14 / 20 °C

në vendet malore: 10 / 17 °C

ERA

Nesër (e hënë dt.20) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë.

More in LAJME
Godet sërish Eduart Ndocaj thirrje lezhianëve: Nëse i bëni video Pjerin Ndreut duke blerë vota, do t’ju jap 50 mijë Euro

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, me anë të një video në mediat sociale u ka bërë...

Close