X

Shpërthim pranë Piramidës së Gizës në Egjipt, plagosen 16 turistë


Një shpërthim ka ndodhur mesditën e sotme pranë Piramidës së Gizë, ku janë plagosur të paktën 16 persona, pranë Muzeut të Madh të Egjiptit.

Siç raporton BBC, objekt i shpërthimit ishte një autobus me turistë. Autoritetet thonë se shumica e personave të plagosur janë turistë të huaj dhe nuk raportohet për viktima.

Në muajin dhjetor, tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes egjiptian u vranë dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën kur një bombë në anë të rrugës, goditi autobusin e tyre afër piramidave të Gizës.

More in BOTA, LAJME
Babai iu vra në Siri, 22-vjeçarja në kërkim të mbetjeve të tij

Vajza e një prej viktimave të xhihadistit të vrarë të ISIS, John do të udhëtojë drejt Sirisë për të marrë...

Close