X

Pesë orët e Dakos tek Krimet e Rënda, kryebashkiaku rrëfen njohjen me Avdylajt dhe mohon akuzat


Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka qenë i vetmi që është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për hetimet që po zhvillohen për zgjedhjet e vitit 2017.

Burime të Tv Klan pranë organit të akuzës thanë se të gjithë drejtuesit e shtabit elektoral të Partisë Socialiste që u angazhuan në fushatë në Qarkun e Durrësit, apo edhe zyrtarë lokalë po pyeten nga prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Premçi. Ata kanë marrë dëshmitë e disa prej tyre, ndërsa pritet që dhënia e sqarimeve të vijojë edhe në ditët në vijim.

Në rrëfimin e tij prej 5 orësh ditën e enjte, Vangjush Dako ka treguar si është njohur me vëllezërit Astrit dhe Altin Avdylaj, me te cilët ka folur gjatë dhe pas fushatës elektorale. Qytetari i parë i Durrësit mësohet se ka mohuar të ketë dijeni mbi blerjen e votave. Burimet thanë se ai ka sqaruar se persona të ndryshëm mund tu kenë ofruar para votuesve, por ai nuk qenë në dijeni apo për më tepër ta ketë aprovuar këtë gjë. Në përgjimet e bëra publike deri tani Vangjush Dako është regjistruar vetëm një herë duke folur me Altin Avdylin, i njohur ndryshe si “Niçja” ndërsa në një përgjim të dytë del “Niçja” dhe një tjetër person.

Të njëjtat burime nga prokuroria konfirmojnë se pyetja e këtyre personave është bërë në këtë moment për shkak të përfundimit të zbardhjes së disa dhjetëra CD-ve të reja me përgjime nga ajo që njihet si Dosja 339. Burimet janë tepër të rezervuara për të bërë publike përmbajtjen e tyre, por sqarohet se janë të dhëna të vlefshme të cilat mund t’i japin një tjetër rrjedhë hetimit. Përgjimet e kësaj dosje gjatë operacion “Volvo 4” çuan në shkatërrimit e 4 grupeve kriminale që merreshin me trafikun e drogës dhe tjetërsimin e pronave në bregdet. Ndërsa hetimi për blerjen e votave në Durrës u veçua në një tjetër dosje, 339/1/.

Tv Klan

More in AKTUALITET, LAJME
Bulqizë/ Çfarë fshihej pas helmimit të 160 banorëve

Rrethuar nga malet, Bulqiza nuk vuan për burime ujore, por ditët e fundit shumë banorë po vuajnë për ujë të...

Close