X

Marrëveshja për patentat me Italinë: Kjo e Edi Ramës nuk vlen një …


Një emigrant shqiptar ka treguar se i është vendosur gjobë si dhe i është hequr patenta nga policia italiane sepse ajo nuk njihej në shtetin fqinj si dhe në vendet e tjera të Europës.

Qytetari shkruan se kjo ndodh pasi nuk ka një marrëveshje midis dy shteteve duke shtuar se në Itali njihet vetëm formati i vjetër i patentës së lëshuar brenda Shqipërisë.

Mesazhin e qytetarit e emigrantit e ka bërë public ish-kryeministri Sali Berisha i cili shkruan përkrah tij se ky është fati i qytetarëve të narkoshtetit.

Postimi i plotë:

Fati i qytetareve te narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Sapo me vendosen gjobe dhe heqje patentet nga policia Italiane per parregullesi ne patente, sepse kjo patenta e Edi Rames nuk njihet fare neper Europe sepse nuk ka nje marrveshje mes shteteve tash 3 vjet.
Drejtoria e Transportit ne Tirane me kane thene qe do behet mbrenda muajit, kjo e thene vhet ne gusht. Ne itali njifet vetem formati i vjeter qe eshte bere nga qeveria juaj.
Kjo e Edi Rames nuk vlen nje mut.
Tani nuk mund te shkoj as ne pune sepse e kam 30km larg.
Kjo eshte narko Shteti qe duam dhe qe po na merr ne qafe edhe neve qe jemi larguar.Ndersa kjo faqja web e drejtorise transportit nuk funksionon fare.

Patentat e reja nuk njihen nga shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, pasi këto marrëveshje janë nënshkruar për modelin e vjetër të patentave.

Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit. Ndërkohë që për të gjitha ato vende, me të cilat nuk ka një të tillë, është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare.

Një nga këto shtete, me të cilën është nënshkruar marrëveshja dypalëshe, është edhe Italia, por disa provinca të veriut të Italisë nuk i njohin patentat shqiptare.

More in AKTUALITET, LAJME
U largua nga politika, Topalli i dedikohet vetes, ja ku ndodhet këtë fundjavë

Jozefina Topalli, prej vitit 2017 është shkëputur nga politika aktive dhe daljet e saj në media janë shumë të rralla....

Close