X

FOTO/ Basha në Londër, por jo vetëm për politikë


“Homeland” (Atdheu) një album me 200 foto nga më të bukurat e Shqipërisë, të vendeve të njohura apo të panjohura ishte kartolina zgjodhi kryetari i opozitës Lulzim Basha për të prezantuar vendin tek personalitetet që takoi gjatë vizitës së punës në Londër.

Albumi u zgjodh nga Basha si pjesë e protokollit të takimeve me parlamentarë, lordë dhe figura të njohura të politikës britanike. Në takimet me miqtë e huaj, lideri i opozitës prezantoi si dhuratë albumin

“Homeland”, përmbledhjen e eksploratorit, alpinistit dhe fotografit të njohur Fation Plaku.
Në këtë mënyrë, Basha nuk ka folur vetëm për politikë, por edhe ka prezantuar anën tjetër të medaljes, natyrën e mrekullueshme, duke i ftuar miqtë e huaj ta vizitojnë Shqipërinë.

 

More in AKTUALITET, LAJME
Marrëveshja për patentat me Italinë: Kjo e Edi Ramës nuk vlen një …

Një emigrant shqiptar ka treguar se i është vendosur gjobë si dhe i është hequr patenta nga policia italiane sepse...

Close